Ndërhyri për t’i ndarë, rrahet edhe polici në Mitrovicën e Veriut

10:58 | 11 Tetor 2021

Një polic ka pësuar lëndime trupore pasi është rrahur nga disa persona, derisa kishte ndërhyrë t’i ndante gjatë përleshjes së këtyre të fundit.

Në rrahje ishte përfshirë edhe një i mitur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në Mitrovicën e Veriut.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Mitrovicë Veri, 09.10.2021 – 22:00. Është raportuar një përleshje mes disa personave,  aty ka intervenuar një zyrtar policor mashkull kosovar, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe gjatë ndërhyrjes ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor. Një i dyshuar i mitur është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara