Për shkak të mosnjohjes së patentë shoferëve të Kosovës nga autoritetet austriake, shumë kosovarë që udhëtojnë nëpër Austri po hasin në telashe.
Kështu të premten në Graz policia austriake ka ndaluar një autobus me targa të Kosovës. Shoferit të autobusit për shkak se kishte patentë shofer të Kosovës iu ndalua ngasja e mëtejshme, shkruan albinfo.at.
Policia austriake ka raportuar se përveç që shoferi nuk kishte të drejtë qarkullimi në Austri, gjatë kontrollit policia e stacionit Karlauerstrasse gjeti edhe një varg defektesh që kishte autobusi.
Targat e autobusit dhe leja e qarkullimit të shoferit iu morën përkohësisht nga autoritetet austriake. Autobusi ishte i mbushur përgjysmë me udhëtarë, ndërkohë kompania që bartte udhëtarët u desh të siguronte një mjet tjetër transportues për të bartur udhëtarët deri në vendin e caktuar.
Vlen të theksohet se kjo çështje iu bë e ditur edhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit me bashkatdhetarë, të mbajtur ditën e martë në Vjenë.
Vala e të nxehtit në Australi, Melburni përgatitet për ditën...
Babai raporton zhdukjen e vajzës që nga dhjetori në Gjakovë
Benita i shpreh pëlqim Klodit, flet edhe për Endrin: E shkua...
Militao ende nuk është gati për rikthim – është ndalur...
Dokumente, armë dhe para/ Policia jep detaje për aksionin në...
Zbulohen prapaskenat e operacionit financiar të Real Madridi...