Policia rumune ka ndaluar tre të rinjë nga Kosova derisa ilegalisht po kalonin kufirin nga Serbia për në Rumani me synimin për të udhëtuar drejt shteteve të Bashkimit Evropian.
Të rinjtë e moshave 24 dhe 25 vjeçare janë ndaluar nga rojet e kufirit në Timis, shkruan pressalert.ro, transmeton Gazeta Express.
Tre kosovarët ishin kapur mbrëmjen e të dielës derisa po kalonin në këmbë nga Serbia për në Rumani. Pasi ishin ndaluar, ata nuk e kishin arsyetuar futjen e tyre në Rumani, ndërkohë policia kufitare i kishte dërguar drejt stacionit policor.
Pas ndalimit tre kosovarët kishin treguar se kishin ecur në këmbë duke qenë se nuk kanë pasur kurrfarë dokumentacioni të udhëtimit dhe se synim kishin daljen në ndonjë prej shteteve të Evropës.
Lidhur me rastin tashmë kanë filluar hetimet, ndërkohë janë njoftuar edhe autoritetet kufitare serbe, për të kryer një hetim të përbashkët.
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...