Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se në muajin tetor 2020, nga një sinjalizues i Institucionit të Komunës së Ferizajt, ka pranuar informacione se është duke u kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, dhe “Dhënia e Ryshfetit” nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt.
Ndërsa, pas vlerësimit të këtij informacioni, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, së bashku me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike ne Prishtinë dhe Njësinë e Krimeve Ekonomike në Ferizaj, Prokuroria ka konsideruar se duhet te aplikohen masat masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit.
Ndërsa, pas aplikimit të këtyre masave disa mujore, sot më 15 prill 2020, janë arrestuar 12 persona të dyshuar, në mesin e tyre katër teknik të pylltarisë, katër rojtarë të pyjeve si dhe katër qytetarë nga komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve i’u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Kompetente në Ferizaj./arbresh.info/
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...