Në moshën 81 vjeçare ka ndërruar jetë doktrot Sherif Besimi i cili ishte njëri ndër doktorët e parë të Pediatrisë në Kosovë. Ai tërë jetën e dedikoi për humanizëm dhe kontribut për zhvillimin e mjekësisë në Prizren, transmeton arbresh.info.
Ai diplomoi në Universitetin e Zagrebit në vitin 1965, ndërkohë që dha kontributin e tij si një ndër themeluesit Spitalit të Prizrenit.
Në vitet e okupimit serb, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm profesional duke i hapur dyert studentëve të mjekësisë në ordinancën e tij private, e sidomos popullatës civile që e kishte shumë të domosdoshme shërbimet mjekësore në kushtet dhe rrethanat e viteve të 90ta.
Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e qytetit të Prizrenit, në ora 12:00./Arbresh.info
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...