Komuna e Hanit të Elezit gjatë viteve të fundit është përballur mjaft shumë nga vërshimet, si pasojë e mosrregullimit të shtratit të lumit Lepenc dhe disa përroskave të tjera.
Ndërkohë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndarë 30 mijë euro me qëllim që së paku katër degë të lumit Lepenc të rregullohen dhe të parandalohen vërshimet.
Në këtë drejtim Komuna e Hanit të Elezit në të kaluarën ka shpenzuar mijëra euro, mirëpo sërish nevojat janë të mëdha për rehabilitimin e tërësishëm të lumit Lepenc. Po ashtu, edhe në vitin e kaluar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shpenzuar 50 mijë euro për projektin “Pastrimi i Lumit Lepenc nga mbeturinat e Azbestit ”.
Bashkim Sopa, zëdhënës i Komunës së Hanit të Elezit, ka thënë se me 30 mijë euro të ndara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do ta rregullojnë rrjedhën e ujërave në katër përroska të cilat lidhen me lumin Lepenc, me qëllim të parandalimit të vërshimeve. Sipas tij, në vitet e kaluara kjo komunë është përballur nga vërshimet, andaj gradualisht po përmirësohet gjendja./Express/
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C