Rusia do të paguajë shtrenjtë për çdo agresion të ri ushtarak kundër Ukrainës, kanë paralajmëruar të martën NATO dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës derisa aleanca ushtarake perëndimore zhvilloi takim për të diskutuar synimet e Moskës për grumbullimin e trupave në kufirin e ish-vendit sovjetik.
Sipas medieve të huaja, përcjell telegrafi, Perëndimi ka treguar tashmë se mund të ushtrojë sanksione ekonomike, financiare dhe politike kundër Moskës, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përpara bisedimeve të ministrave të jashtëm të aleancës në kryeqytetin letonez, Riga.
“Do të ketë një çmim të lartë për Rusinë nëse ajo përsëri përdor forcën kundër pavarësisë së Ukrainës”, tha Stoltenberg.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të informojë 29 homologët e tij të NATO-s mbi inteligjencën e Washingtonit mbi atë që po ndodh në krahun lindor të aleancës dhe në Ukrainë, e cila nuk është anëtare.
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...