Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) kanë publikuar një video ku shihen duke testuar aftësitë për të vazhduar sigurinë në veri të Kosovës.
Gjatë ditëve të fundit, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka kryer një sërë stërvitjesh në veri të Kosovës për të testuar aftësitë e tij për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, shkruan arbresh.info
Këto aktivitete u kryen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me aktorët kryesorë në zonë dhe në përputhje me mandatin e KFOR-it të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999./arbresh.info/
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit