Nasim Haradinaj, Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka publikuar një dokument që dëshmon për pagesën e pjesëtarëve të FARK-ut, të cilët kanë qenë pjesë e UÇK-së.
Dokumenti është lëshuar në mars të vitit 1999 nga Qeveria e Kosovës në ezil gjatë kohës së luftës dhe është nënshkruar nga Halil Bicaj, i cili në atë kohë drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.
Sipas këtij dokumenti, paga më e lartë ka qenë 1,000 marka gjermane për eprorët e lartë dhe komandantët e brigadave, ndërsa paga më e ulët është 350 marka gjermane për pjesëtarët e personelit me shkollë të mesme.
“Një dëshmi e thjeshtë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, duke publikuar urdhëresën e ministrit Bicaj, për lartësinë e pagesave sipas gradave ushtarake.
Kohëve të fundit po zhvillohet një debat për pjesëtarët e FARK-ut të cilët për shkak të pagesës që kanë marrë gjatë dhe pas luftës po etiketohen si mercenarë.
Përdallim nga pjestarët e FARK-ut të cilët janë paguar, pjestarët e UÇK-së nuk kanë marrë para.

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...