Nënkryetari i OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj tha se të gjitha vendimet të cilat i ka premtuar Albin Kurti do t’i përkrahin veteranët e UÇK-së, por se ai është skeptik për realizim të këtyre vendimeve.
Gjatë intervistës në T7, Haradinaj tha se Kurtit ka premtuar edhe të ndërroj himnin e flamurin e Kosovës, po ashtu edhe do ta rris pensionin e veteranëve, por sipas tij këto nuk janë deklarata shumë të besueshme.
“Më ka dhënë një dozë skepticizmi për Gjykatën, për shkak se në një tubim ai kur e pyetën tha “Ai tashmë është një proces i nisur”, po ashtu më ka dhanë skepticizëm edhe për kombëtaren, edhe për kravatën. Nuk e di nëse do t’i realizoj ato që i ka thënë”, u shpreh Haradinaj./T7/
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...
Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasim...
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...