Manchester City ka pësuar një humbje befasuese në Ligën e Kampionëve, duke u mposhtur nga kampioni i Norvegjisë, Bodo/Glimti me rezultat 3-1.
Ndeshja nisi mirë për vendasit që realizuan në minutën e 22-të me Hogh, shkruan Arbresh.info.
Po i njëjti dy minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Kur të gjithë prisnin reagimin e Cityt në pjesën e dytë, ashtu nuk ndodhi. Norvegjezët e nisën furishëm edhe pjesën e dytë ku realizuan edhe golin e tretë në minutën e 52-të por që u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë lojë.
Pavarësisht kësaj, Bodo nuk u ndal dhe golin e tretë e gjeti në minutën e 58-të me anë të Hauge.
Vetëm dy minuta më vonë, City shënoi golin e nderit me Cherkin. Dy minuta më vonë, Rodri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Bodo arriti tre pikë të mëdha në luftë për play-off. Tashmë ata kanë gjashtë pikë dhe janë në pozitën e 26-të, ku fati i tyre vendoset ndeshjen e fundit, varësisht nga rezultati i tyre dhe disa kundërshtarëve.
Ndërsa për Manchester Cityn kjo ishte humbja e dytë këtë edicion, ku pas shtatë ndeshjeve kanë 13 pikë dhe aktualisht ndodhen në pozitën e katërt, por që çdo gjë do të ndryshojë me përfundimin e ndeshjeve tjera.
Sfidën e fundit norvegjezët e luajnë në udhëtim tek Atletico Madridi, derisa Man City takohet me Galatasarayn në shtëpi./Arbresh.info
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...