Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e radhës, kësaj here është mposhtur në ENBL me rezultat të ngushtë 92-90 nga Keila Coolbet.
Kryeqytetasit e nisën ndeshjen për mrekulli duke e mbyllur çerekun e parë 25-17 në favor të tyre, shkruan Arbresh.info.
Por në periudhën e dytë vendasit e rikthyen rezultatin dhe shkuan në pjesë të parë me epërsi prej tri pikëve.
Pjesa e dytë ishte e balancuar me kryeqytetasit që tentuan ta rikthejnë ndeshjen por pa ia arritur dot.
Dukes luajti me 29 pikë tek Prishtina, kurse tek vendasit u dallua Maletic me 23 sosh.
Kjo ishte humbja e katërt pas tetë ndeshjeve në ENBL e Prishtinës, ku kanë edhe katër fitore, derisa Keila shënon fitoren e parë këtë edicion./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar