Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), Nasim Haradinaj, e ka quajtur ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën tradhtar.
Ai ndërsa ka folur për T7 përmes lidhjes telefonike, ka thënë se Rugova gjatë luftës kishte shkuar në Beograd për t’i ndalë bombardimet.
“Rugova është tradhtar që ka shku në Beograd për me i ndal bombardimet”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj tutje ka thënë se vrasjet shpesh po përdoren për poena politik.
“Po përdoren vrasjet politike për poena politik. Do Zoti të zbulohen këto vrasje, por zbulohen edhe vrasjeve e djemve të UÇK-së. Kush po punon për këto vrasje të djemve të UÇK-së. Gjykata nuk merret me këto gjëra njerëzit duhet ta kuptojnë. LDK ka dalë me dokumenta për këto gjëra. Është e drejtë morale e shoqërisë që të zbulohen krimet por jo të cilësohen si vrasje politike. Nuk kanë luajtur rol të madh partitë politike atë kohë. Shumë po përdoret për politikë kjo. Ka mundësi që të kenë ndodhur edhe nga soji i vet”, ka deklaruar Haradinaj.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...