Kryerja e çdo obligimi në fenë islame përcjellët më një festë. Njëjtë ndodh edhe me festën e Kurban Bajramit, e cila lidhet me shkuarjen e besimtarëve myslimanë në vendet e shenjta Meke dhe Medinë, për ta kryer obligimin e Haxhit – udhëtim që bie vetëm mbi ata besimtarë që kanë mundësi materiale për të kryer njërën nga pesë shtyllat e kësaj feje.
Kështu ka sqaruar për Telegrafin, sekretari gjeneral i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Resul Rexhepi.
Ai ka thënë për Telegrafin se namazi i Bajramit falet në ora 07: 01 minutë, derisa namazi i sahabut falet në ora 05: 45 minuta, duke shtuar se ceremonia kryesore e faljes së namazit të Kurban Bajramit do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
“Festa e Kurban Bajramit e ka një veçanti e cila lidhet me sakrificën dhe flijimin. Besimtarë myslimanë për ta fituar kënaqësinë e Zotit prenë Kurban- e cila është një traditë profetike – dhe atë e ndajmë me skamnorë, nevojtarë dhe familjarë”, ka shtuar Rexhepi.
Terras: Kriza politike ka dëmtuar funksionimin normal të pro...
Komuniteti shqiptaro-amerikan në takim me kandidatin për Kon...
Tragjedi në Shëngjin, dyshohet për të mbytur te “Rana e Hedh...
Po asfaltohet rruga “Agron Rrahmani” në Uglarë, nënshkruhet ...
KRU “Mitrovica” paralajmëron shkyçje nga rrjeti për keqpërdo...
Rama: Mbyllet verifikimi i fondeve për tokën në Zvërnec