Ish-i burgosuri politik Nait Hasani ka ndarë në emisionin “Kosova Live” në T7 copëza nga kujtimet e rënda nga koha e tij në Burgun e Dubravës, duke përshkruar kushtet çnjerëzore dhe vuajtjet që kanë përjetuar të burgosurit gjatë luftës.
Në rrëfimin e tij, Hasani tregoi për mungesën e kushteve elementare, duke theksuar se edhe higjiena mbahej në mënyrë ekstreme.
“Brenda Burgut të Dubravës me një bics jena rru nga 20 ose 30 vetë, me të i kena hekë edhe floktë”, u shpreh ai.
Ai reagoi ashpër edhe ndaj publikimeve që, sipas tij, shtrembërojnë të vërtetën për atë që ka ndodhur në burg.
“Me dal një i joni me publiku libër me të pavërteta, mu më ka vra shpirtërisht”, deklaroi Hasani.
Rrëfimi i tij vjen në kohën kur debati për ngjarjet e luftës dhe paraqitjen e tyre publike është rikthyer në qendër të vëmendjes, pas reagimeve të shumta për pasaktësi informacionesh në ekspozitën e fund
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s