Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se sot do të vihet gur-themeli për ndërtimin e çerdhes tek “Livadhet e Arapit”, në Gjilan.
Nagavci tha se vitin e ardhshëm kjo çerdhe do të mirëpres 80 vogëlushë.
“Jemi rrugës për Gjilna ku do të vendosim gur-themelin për ndërtimin e çerdhes tek “Livadhet e Arapit’. 80 vogëlushë do t’i mirëpres çerdhja vitin e ardhshëm dhe kjo është çerdhja e gjashtë që po e ndërtojmë në këtë mandat qeverisës në Komunën e Gjilanit”, tha Nagavci.
Tutje ajo theksoi se objekti që do të ndërtohet do të ketë standarde bashkëkohore dhe kushte shumë të mirë për fëmijët.
“Ambiente të ngrohta e me plotë dritë, objekte me standarde bashkëkohore dhe kushte më të mira për vogëlushët tanë gjithandej në Kosovë”, ka thënë Nagavci.
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...
Parashkruhet aktakuza për gazin lotsjellës, aktgjykim refuzu...
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...
Ndeshja Poloni – Shqipëri, FSHF njofton se është hapur proce...
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...