Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arberie Nagavci e lidh rrëzimin e Kurtit me Asociacionin.
Nagavci në “Debat Plus”. thotë se Serbia i ka planet e njëjta sikurse në Bosnje për ta defunksionalizuar shtetin e Kosovës.
“Për të ardhur deri në këtë pikë ku Asociacioni të vihet në tavolinë është dashur të rrëzohet Qeveria Kurti”, tha ajo.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës thotë se rrëzimi i Qeverisë Kurti patjetër që është lidhur me dialogun.
“Shikoni tash kanë ardhur njerëz si Skënder Hyseni që as në zgjedhje nuk ka garuar”.
Nagavci thotë se Kosova duhet të ketë një platformë që mbron interesat e saj në raport me Serbinë.
“Kur ke përfaqësues si Thaçi e Hoti çfarë mund të presësh prej ndërmjetësuesve të BE-së. Ne jemi për dialog, por dialog me parime”.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës thotë se pa ri legjitimim të institucioneve nuk mund të ketë dialog.
“Nuk mundet që interesat e Kosovës t’i mbrojë Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni”, deklaroi ndër të tjera Arberie Nagavci.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër