Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci , e cila sipas monitorimit është ndër deputetët më të rregullt në Kuvend, në prononcimin e saj dhënë gazetës “Zëri” ka thënë që vendit i duhen zgjedhje të reja.
“Zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet. Kjo Qeveri që ka minimumin e numrave nuk e ka as minimumin e nevojshëm të marrjes së vendimeve dhe në mënyrë joprofesionale po mundohet të shtyjë përpara çështje dhe të krijojë një pamje të rrejshme edhe për opinionin që ne po funksionojmë”.
“Qytetarët me anë të zgjedhjeve do të vendosin për deputetë të përgjegjshëm, sepse në radhë të parë kemi obligim ndaj qytetarëve”, ka thënë Nagavci për gazetën Zëri.
Përveç kësaj, ajo ka arsyetuar bojkotimin e seancave nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë që këtë po e bëjnë për interesin e qytetarëve.
“Si Lëvizje Vetëvendosje ne kemi qenë të rregullt nëpër seanca, shumica e deputetëve kanë qenë aty. Por, ka pasur momente që për shkak të qëndrimeve tona politike të pamundësojmë shtyrjen përpara të agjendave, të cilat nuk janë në interes të vendit, kemi pasur raste kur kemi vendosur që të mos marrim pjesë në votim, gjë që është legjitime”, ka thënë më tutje Nagavci.
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...
I tha ‘jo’ Trumpit, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të ve...
Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plo...