Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur sot në takim një grup të vajzave nga Këshilli i Nxënësve.
Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e ngritjes së vetëdijes shoqërore për eliminimin e stereotipave gjinorë përmes avancimit të politikave arsimore.
Nagavci me këtë rast ka thënë se, si ministre ka ndërmarrë një varg veprimesh të cilat promovojnë përkrahjen e vajzave dhe grave, qoftë përmes mbështetjes financiare për arsimimin e tyre, apo edhe mbështetjes në forma të ndryshme në mënyrë që ato të realizohen në aspektin profesional.
Ndërsa, vajzat që cilat ishin pjesë takimit kanë falënderuar ministren për mbështetjen e vajzave, veçanërisht gjatë shkollimit të tyre, ndërsa kanë kërkuar mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që secila vajzë në Kosovë të ketë mundësi për shkollim dhe emancipim.
Në takim u theksua edhe roli i rëndësishëm i prindërve dhe mësimdhënësve për edukim të fëmijëve në arritjen e synimeve për barazi gjinore dhe tejkalim të roleve gjinore në familje dhe shkollë./arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...