Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci ishte sot në Podujevë ku u përurua Qendra e Karrierës në shkollën e mesme “Fan S. Noli”.
Nagavci falënderoi Ambasadën e Zvicrës, si bashkëfinancuese e kësaj qendre të rëndësishme për të ardhmen e nxënësve dhe aftësimin e tyre profesional.
Ministrja tha se në dy vitet e fundit kanë themeluar 11 qendra të karrierës, si dhe edhe 5 të tjera pritet të themelohen së shpejti.
“Falënderime të shumta për Ambasadën e Zvicrës në Kosovë, si bashkëfinancuese e kësaj qendre të rëndësishme për të ardhmen e nxënësve dhe aftësimin e tyre profesional. Në dy vitet e fundit kemi themeluar 11 qendra të karrierës me bazë në shkollë kurse, edhe 5 qendra të tjera pritet të themelohen së shpejti”, tha ajo./arbresh.info/
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...
Ndeshja Poloni – Shqipëri, FSHF njofton se është hapur proce...
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...
J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin...