Nesër fillon zyrtarisht viti i ri shkollor. Për herë të parë në bankat shkollore do të ulen edhe nxënësit e klasave të para, të cilët nisin udhëtimin e tyre në botën e dijes.
Nga MASHT bëjnë të ditur se gjithçka është gati për një proces të mbarë mësimor.
“Si Ministri e Arsimit i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor, dhe raportimet nga komunat tregojnë se punët po ecin mirë”, tha për rtk Arbërie Nagavci, ministre në detyrë e Arsimit.
Ministrja Nagavci tha se tashmë janë kryer edhe pagesat e para për subvencionimin e teksteve shkollore.
“Sa i përket furnizimit me tekste dhe mjete mësimore, janë mbi 180 mijë prindër apo kujdestarë të cilët kanë aplikuar. Deri tani është realizuar pagesa e mbi 70% të tyre, apo më shumë se 9 milionë euro”, shtoi ajo.
Nagavci theksoi se procesi i aplikimit mbetet i hapur, në mënyrë që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, me qëllim që asnjë prej tyre të mos mbetet pa tekste dhe materiale mësimore për vitin e ri shkollor.
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...