Kryeministri Avdullah Hoti mbrëmë kishte thënë se opozita nuk mund të rrëzojë qeverinë pasi deri tani asnjëherë në Kosovë qeveria nuk është rrëzuar nga opozita por qeveritë kanë rrëzuar vetën.
Hotit i është përgjigjur nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci e cila ka thënë se ai e di kush ia ka formuar qeverinë.
“Zoti Hoti e di kush ia ka formuar qeverinë dhe e di që ata që ia kanë formuar qeverinë i përcaktojnë atij sa do të qëndrojë në pushtet”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Nagavci thotë se tashmë është e ditur që Presidenti Thaçi në mesnatë i ka siguruar kësaj qeverie votën vendimtare.
“Është e vërtet që qeveritë në këto dy dekada e kanë rrëzuar vetën për shkak të pazareve të veta”.
Nënkryetarja LVV-së thotë se PDK në Kuvend një kritikë e bënë për qeverinë e shumë të tjera për Vetëvendosjen.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...