Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur thirrja për përfitimin e bursave për 100 studentë nga radhët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom.
Nagavci, përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se kjo thirrje për aplikim është bërë fillimisht për Fakultetin e Edukimit, por për shkak të numrit të ulët të aplikuesve, tani thirrja është për të gjitha drejtimet në të gjitha universitetet publike.
“Kemi hapur thirrjen për përfitimin e bursave për 100 studentë nga radhët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom, fillimisht kjo thirrje është destinuar për Fakultetin e Edukimit, mirëpo për arsyje të numrit të ulët të aplikuesve, tashmë thirrja është për të gjitha drejtimet në të gjitha universitetet publike”, ka shkruar Nagavci.
Qëllimi i Qeverisë sipas ministres, është që përmes bursave dhe mekanizmave të tjerë të fuqizojë gjeneratat e reja të edukatorëve dhe mësimdhënësve nga radhët e komuniteteve.
Tutje në njoftim thuhet se konkursi do të jetë i hapur nga data 18.11.2022 deri me 02.12.2022 në ora 16:00.
1 mijë euro do të jetë shuma maksimale e bursës ndërsa aplikimi bëhet përmes platformës E-Kosova./arbresh.info/
28 Nëntori, Konjufca: Kjo datë na shfaq nervin e gjallë të h...
Paris fiton një pikë në frymën e fundit ndaj Newcastle
Netanyahu: Izraeli është i vendosur të përfundojë misionin n...
Sëmundjet mund të vrasin më shumë njerëz sesa bombardimet në...
Barcelona fiton ndaj Portos, siguron kualifikimin për në top...
Dortmund siguron kualifikimin tutje në UCL, për Milanin zbeh...