Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë realizuar obligimet ligjore nga dikasteri që ajo drejton, për të nisur vitin e ri shkollor.
Ajo ka thënë se po vazhdon subvencionimi për tekstet shkollore, duke theksuar se është bërë pagesa për mbi 80 për qind e prindërve që kanë blerë librat për fëmijët e tyre.
“Unë kam parë disa reagime, më shumë të personave politikë. Ne i kemi raportet nga terreni, i kemi ndarë nga 80 euro për çka mjaftojnë për librat dhe fletoret e punës. Vlen të përmendet se edhe në vendet më të zhvilluara, tekstet bazë përdoren për vite radhazi”, ka thënë ajo.
Nagavci ka shtuar se sivjet i gjithë procesi për blerjen e librave ka qenë shumë i lehtë.
Sipas saj, një ndryshim që ka ndodhur këtë vit, ka qenë verifikimi i aplikuesve.
Ka shtuar se janë mbi 190 mijë aplikime që janë bërë dhe 90 për qind e tyre janë konfirmuar. Ka theksuar se rreth 3000 aplikime nuk janë pranuar për arsye të ndryshme./Koha.net.
LEXO EDHE
Nagavci për vitin e ri shkollor: Arsimi është çelësi për një të ardhme më të ndritur
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...