Ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti si një fillim i ri plot sfida dhe mundësi.
Ajo theksoi se arsimi është çelësi për një të ardhme më të ndritur dhe të qëndrueshme për Kosovën, duke bërë thirrje për krijimin e një ambienti mbështetës dhe frymëzues ku çdo nxënës të ndihet i vlerësuar dhe i motivuar.
“Sot nis një udhëtim i ri i dijes, i mbushur me sfida dhe mundësi të reja për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit tanë. Ky është momenti kur fëmijët kthehen me buzëqeshje në bankat shkollore, të etur për të mësuar, për t’u rritur dhe për të realizuar ëndrrat e tyre. Arsimi është çelësi për një të ardhme më të ndritur dhe të qëndrueshme për vendin tonë. Andaj, të gjithë së bashku duhet të krijojmë një ambient mbështetës dhe frymëzues, ku çdo nxënës të ndihet i vlerësuar dhe i motivuar për të arritur më të mirën”, tha Nagavci./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...