Çdo ditë qyteti i Prishtinës, vuan nga pamjet e tilla. Përkundër se çmimet e naftës në Kosovë, për dallim nga viti i kaluar, këtë vit janë shumë më të larta, kosovarët si duket nuk kanë ndërmend t’i braktisin veturat e tyre.
Një litër naftë në Kosovë, tani ka arritur vlerën 1 euro e 21 centë, ndërsa ajo e benzinës kushton një cent më shumë.
Sipas qytetarëve, veturat sot shihen nevojë elementare, për këtë arsye ata kërkojnë që çmimet e naftës të zbriten.
Por ndryshe nga qytetarët mendon Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Ai thotë që qytetaret e Kosovës po shërbehen me çmimet me të lira në rajon.
Berjani, thotë se në kohën e fundit, ka pasur një rënie të lehtë tek çmimi i naftës, por sipas tij, çmimi do të qëndroj stabil.
E mendim të njëjtë me Berjanin, ka edhe ministri i tregtisë dhe industrisë, Endrit Shala.
Ai thotë se çmimi i derivateve diktohet nga BERZA dhe organizata prodhuese OPEC, dhe se Kosova nuk ka ndonjë ndikim në këto organizata.
Shala thotë se ka angazhuar inspektoratin e ministrisë edhe në Veri të vendit.
Por, ndryshe mendon eksperti i ekonomisë, Ismet Mulaj.
Ai thotë se shtetet me ekonomi efikase, ne rast të ngritjes së çmimit të naftës, bëjnë lirimin e taksave.
Mulaj, shton se Kosova ka një model në rajon sa i përket çmimit të naftës.
Në fund, Mulaj pohon se kjo ngritje e çmimit ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarit, dhe kjo gjë i dëmton edhe bizneset në Kosovë.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës