Jolion Naegele, analist amerikan, ka thënë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet arritur tash.
Sipas tij, nëse çështjet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen menjëherë atëherë vitin tjetër ato do të bëhen më të vështira për t’u zgjidhur.
“Nëse nuk i zgjidhni sot çështjet, po vazhdoni t’i zhagitni për vitin tjetër, ato bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u zgjidhur. Ky është mësim nga Rambuje për Beogradin, dhe që nga atëherë ka pasur shumë mësime për Prishtinën dhe bashkësinë ndërkombëtare. Zgjidhni çështjet tani. Ka vullnet në mesin e disa njerëzve, por janë të dy palët që nuk po mund të pajtohen brenda taborreve të veta se cilat janë prioritetet dhe cilat janë kompromiset të cilat do të duhej t’i bënin”, ka thënë ai.
Naegele ka zbërthyer edhe presionin për arritjen e marrëveshjes.
“Presioni vjen për shkak të komunitetit ndërkombëtar, qoftë nëse flasim për Donald Trumpin e Shtëpinë e Bardhë apo për Komisoni Evropian. Të gjithë kanë mandate të kufizuara dhe do të donin të tregonin se a kanë arritur diçka, se a është bërë përparim. Ka një frustrim, sepse Kosova për shkallën e problemeve botërore nuk radhitet as në top dhjetë, madje as në top njëzet vendet problematike, nuk perceptohet si një ku do të ishte një problem kaq i vështirë, që çështjet të zgjidhen”, ka thënë ai për RTK.
E premte me diell dhe acar në mëngjes, temperaturat deri në ...
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës