Njohësi i rrethanave politike në vend, Gazmir Raci, që për një kohë të gjatë ka qenë edhe pjesë e negociatave në dialogun me Serbinë në nivelin teknik, thotë se duhet qetësi për menaxhim të situatës në veri në lidhje me vendimin e sotëm për reciprocitet në targa.
“Është mirë kur zbatohen marrëveshjet e Dialogut të Brukselit (2011,2016) sepse parimi i reciprocitetit si vlerë demokratike po vendoset në veprim pasi që pala tjetër nuk po i zbaton obligimet që dalin nga ky proces. Na duhet qetësi për menaxhim të situatës në veri nga ana e institucioneve ligjëzbatuese të Republikës”, shkruan Raci,
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendimin përmes të cilit obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Vendimi që hynë në fuqi nga sot, parasheh po ashtu që pajisja me targat e përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK