Në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit janë publikuar vendimet e fundit të Kryetarit Mytaher Haskuka lidhur me emërimet e drejtorëve të ri të Komunës së Prizrenit.
Numri i drejtorive në mandatin e Haskukës do të jetë 11.
Nga 11 drejtori, Haskuka ka emëruar tri drejtoresha, atë të Shëndetësisë të Turizmit e Zhvillimit Ekonomik dhe drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport.
Eshref Memaj u emërua nënkryetar i komunës, Levent Kasemi do të drejtoj Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Administratës do ta drejtoj Osman Hajdari, Islam Thaçi do të jetë në krye të drejtorisë së Inspektorateve, Ehat Oreshka do të jetë drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtorinë e Shëndetësisë do ta drejtoj Flaka Siqeca, në krye të drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës do të jetë Skënder Susuri, Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor do të jetë Fatmir Memaj, Drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Egzon Elshani, Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do ta udhëheq Sevil Kazaz, Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave do ta udhëheq Ertan Simitqi dhe Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të drejtohet nga Fejzë Kabashi.
Sipas njoftimit në ueb- faqen e Komunës së Prizrenit, Haskuka ka thënë se të gjithë drejtorët e drejtorive do të angazhohen në realizimin e objektivave qeverisëse në respektimin e plotë të ligjeve dhe kërkesave të qytetarëve.
“Transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia do jene prioritetet tona qeverisëse theksoi kryetari Haskuka në mbyllje të fjalës së tij”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, arrestohen dy të ri...
Australi: Vala e të nxehtit dhe zjarret godasin vendin, temp...
Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës nën dyshimin...
I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...