Kryetari i Komunës së Skenderajt dje është liruar nga të gjitha akuzat për të cilat ka qëndruar në burg për një kohë të gjatë, shkruan arbresh.info
Një ditë pas lirimit Lushtaku ka pritur mysafirë të shumtë nga qytetet e ndryshme të Kosovës të cilët kishin ardhur për ta uruar atë dhe familjen e tij.
Familja Lushtaku sot ka njoftuar se oda e tyre do të jetë e hapur për të gjithë ata që do ta vizitojnë Samin nga sot e deri me 7 korrik.
“Ju njoftojmë se, nga sot (04.07.2017) e deri të Enjten (06.07.2017), ora 10:00 – 20:00, i bëjmë pritjet për qytetarët e interesuar që duan ta vizitojnë Gjeneralin Sami Lushtaku, në odën e familjes Lushtaku, në Prekazin e Ulët, Komuna e Skenderajt”, ka shkruar ai në Facebook.

Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...