Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se Kryetari i Dijanetit të Turqisë (Drejtorisë për Çështje Fetare), Ali ef. Erbash, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga Myftiu i BIK-ut, Naim Tërnava.
Sipas njofimit të BIK, gjatë ditës ai pritet që të vizitojë edhe Kryesinë e BIK-ut dhe Medresenë “Alaudin”,
“Myftiu Tërnava i dëshiroi mirëseardhje mysafirit dhe e falënderoi atë për vizitën, e cila vjen si rezultat i bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy institucioneve. Kryetari i Dijanetit, dr. Ali ef. Erbash, gjatë ditës pritet që të vizitojë edhe Kryesinë e BIK-ut dhe Medresenë “Alaudin”, ku edhe do t’i takojë mualimet e Departamentit të Gruas së BIK-ut”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës