Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe dijes si themel i zhvillimit personal dhe shoqëror.
Në urimin e tij, ai uroi një vit të mbarë e të suksesshëm për të gjithë ata që janë pjesë e rrugëtimit arsimor, dhe theksoi se shkolla nuk është vetëm vend ku mësohet, por një hapësirë ku ndërtohet karakteri dhe formohen qytetarët e së ardhmes.
‘1 shtatorin – ditën e parë të shkollës, në rend të parë ua uroj me zemër të gjithë nxënësve tanë anekënd atdheut tonë të dashur, pastaj mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve, të cilët kontribuojnë në edukimin dhe arsimin e brezave, të gjithë prindërve që për shkollimin e fëmijëve të tyre nuk kursejnë asgjë nga vetja, e në fund uroj në veçanti të gjithë shkollarët që sot për herë të parë do të ulen në bankat shkollore”, tha ai./Arbresh.info
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...