Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava sot ka pritur ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
Myftiu Tërnava duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadorit Nicholas Abbott me këtë rast falënderoi Britaninë e Madhe për kontributin në ndërtimin e shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës.
Ai më pas ka njohur ambasadorin me organizimin dhe punën e BIRK-ut si dhe angazhimin dhe përkushtimin e këtij institucioni që Kosova të vazhdoj të jetë një vend ku të gjitha komunitetet fetare respektojnë, duanë njëri tjetrin dhe jetojnë në harmoni të plotë fetare, ku shqiptarët janë model në këtë çështje, transmeton arbresh.info.

Nga ana e tij Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbot , ka shprehur kënaqësinë e tij për mikpritjen, dhe ka falënderuar myftiun Tërnava dhe BIRK-un për kontributin që po jep që Kosova të jetë një vend i respektit, tolerancës, harmonisë ndërfetare.
Ai edhe një herë ka konfirmuar se Britania e Madhe edhe më do të ofrojë përkrahje për të gjitha komunitetet në Kosovë, të jetojnë në paqe, mirëqenie e prosperitet./arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron