Myanmar: Deklarata e Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Evropian

13:16 | 2 Shkurt 2021

Në Myanmar ushtria ka marrë kontroll të vendit përmes një grusht-shteti dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke arrestuar Aung San Suu Kyi dhe udhëheqësit e tjerë të lartë të qeverisë në sulmet e mëngjesit të së hënës.

Pas grusht-shtetit në Myanmar ka reaguar edhe Bashkimi Europian, të cilët kanë deklaruar se dënojnë fuqishëm këtë akt dhe se do të mbështesin tranzicionin civil dhe demokratik të Myanmar, transmeton Arbresh.info.

Kjo është  deklarata e plotë e Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian dënon në termat më të fortë grusht-shtetin ushtarak të kryer në Myanmar.

Është e papranueshme përpjekja për të përmbysur me forcë vullnetin e popullit të Myanmar. Permes pjesëmarrjes së tyre të lartë, njerëzit e Myanmar shprehën besimin e tyre të fuqishëm në procesin demokratik në zgjedhjet e përgjithshme më 8 Nëntor 2020. Zgjedhjet shënuan një moment të rëndësishëm një tranzicionin demokratik të shtetit. Çdo pretendim për parregullsi në votim duhet të zgjidhet brenda kanaleve të duhura ligjore dhe administrative. Përmbysja e zgjedhjes së njerëzve të Myanmarit me forcë është e paligjshme, kundër parimeve të demokracisë dhe e çon vendin prapa.

BE ka qenë një mbështetëse e palëkundur e tranzicionit civil dhe demokratik të Myanmar, procesit të saj të paqes dhe pajtimit kombëtar, dhe zhvillimit të saj përfshirës socio-ekonomik. Ne i bëjmë thirrje ushtrisë që menjëherë dhe pa asnjë kusht të lirojë Presidentin, Këshilltarin e shtetit dhe të gjithë ata të cilët janë arrestuar, të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të rivendosin telekomunikacionin dhe të respektojnë të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, liritë themelore dhe sundimin e ligjit. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje atyre që të përfundojnë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme, të rivendosin qeverinë civile, të hapin parlamentin e sapozgjedhur dhe të vazhdojnë me emërtimet pasuese të Presidentit, Zëvendës-Presidentit dhe qeverisë së re. Ne jemi të gatshëm të mbështesim dialogun me të gjithë aktorët kryesorë të cilët dëshirojnë të zgjidhin situatën me mirëbesim dhe të kthehen në rendin kushtetues.

Bashkimi Evropian pret që siguria e qytetarëve të Myanmar dhe e Shteteve Anëtare të saj të sigurohet në çdo kohë dhe do të konsideroj të gjitha opsionet që ka në dispozicion për të arritur triumfimin e demokracisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara