I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se qytetarët e Kosovës e përjetojnë me ndjenja të veçanta respekti 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së ShBA-së.
Mustafa ka theksuar se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj do t’i jen përjetë mirënjohës ShBA-ve për rolin vendimtar në lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Kosovës e përjetojnë me ndjenja të veçanta respekti 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.
Vlerat dhe parimet më të larta njerëzore mbi të cilat u themelua dhe u ndërtua demokracia dhe kombi amerikan, u bënë udhërrëfyes për triumfin e lirisë dhe ndërtimin e shteteve tjera demokratike anekënd botës.
Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj do t’i jenë përjetë mirënjohës SHBA-ve për rolin vendimtar në lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Urime 4 Korriku!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...