Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar se po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit politike në vend, pas procesit për caktimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka theksuar se vazhdimi i ngërçit politik po e dëmton besimin në institucionet e Kosovës.
“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Ky bllokim i vazhdueshëm politik po dëmton besimin në institucionet e Kosovës. Ne do të donim të shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunonin për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, kanë deklaruar nga ambasada për RTV Dukagjini.
Zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor. Data u caktua pas takimit të Ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, me partitë politike.
KQZ ka vendosur që periudha zyrtare e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zgjasë 10 ditë e 7 orë, duke filluar më 28 maj 2026 dhe duke përfunduar më 7 qershor 2026 në orën 06:59.
Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ, deklarimi i partive politike për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve bëhet nga 1 maj deri më 7 maj 2026.
Aplikimi për certifikim të subjekteve politike (përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) zhvillohet nga 2 maj deri më 10 maj 2026, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë bëhet nga 2 maj deri më 12 maj 2026.
KQZ vendos për certifikimin e subjekteve politike deri më 10 maj 2026, ndërsa për kandidatët deri më 15 maj 2026.
Shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të hidhet më 16 maj 2026.
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës bëhet nga 6 maj deri më 17 maj 2026, ndërsa votimi përmes postës zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026.
Votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri 19:00.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...