Nottingham Forest ka arritur të shënoj fitore të madhe me rezulta 1-3 në udhëtim tek Chelsea në kuadër të xhiros së 35-të në Premier League.
Gjithçka nisi për mysafirët kur në minutën e dytë, Awoniyi shënoi pas dy minutash lojë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë në minutën e 15-të, Foresti fitoi penallti të cilën në gol e konkretizoi Igor Jesus për 0-2.
Në fundin e pjesës së parë, penallti fitoi edhe Chelsea. Përgjegjësinë për ta goditur e mori Cole Palmeri i cili si rrallëherë gaboi dhe pjesa e parë u mbyll 0-2.
Nottingham Foresti e nisi furishëm edhe pjesën e dytë, ku pas shtatë minutash realizuan edhe golin e tretë, ku realizator përsëri ishte Awoniyi.
Joao Pedro realizoi në minutën e 73-të për Chelsean, por goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë lojë, pas rishikimit në VAR.
Por, Pedro nuk u ndal dhe gjeti rrugën e rrjetës sërish në minutën e tretë të kohës shtesë pas një asistimi nga Cucurrella. Kësaj here goli u pranua dhe rezultati u ngushta në 1-3.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Forest arkëtoi tre pikë të mëdha të cilat e largojnë edhe më shumë nga zona e rënies.
Forest ka 42 pikë dhe është i 16-ti me gjashtë pikë më shumë se West Ham i cili mban pozitën e 18-të me 36 sosh.
Ndërsa, Chelsea pas kësaj disfate bën një tjetër hap fals drejt garave evropiane, ku tashmë ndodhet i nënti me 48 pikë.
Xhiron e radhës, Blutë e Londrës takohen me Liverpoolin derisa Nottingham Foresti është nikoqir i Newcastle./Arbresh.info
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje