Sot në M&Sillosi ishte për vizitë Kryeminstri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. Ai ka vizituar repartet prodhuese të produkteve të grurit dhe është njoftuar me kapacitetet dhe të arriturat e kompanisë.
Sipas një komunikate për media, bëhet e ditur se theks i veçantë në këtë takim i është kushtuar rritjes së grumbullimit të grurit vendor, ku vetëm gjatë vitit 2016 M&Sillosi ka arritur rekord me rreth 27,000 ton të grumbulluara.
Mustafa ka përgëzuar menaxhmentin për të arriturat dhe ka ofruar perkrahje në rritjen e prodhimtarisë vendore e cila është çelësi i zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
M&Sillosi me kapacitete të depozitimit prej 60,000 ton dhe kapacitete të prodhimit prej 600 ton në ditë është njëra nga Fabrikat më të mëdha të përpunimit të grurit dhe më modernja në Rajon.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...