Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar kancelarin e ri austriak, Sebastian Kurz, i cili u betua sot në Vjenë.
Në mesazhin e tij, kryetari Mustafa ka shprehur bindjen se vizioni i kancelarit Kurz garanton thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“LDK është krenare me Partinë Popullore Austriake dhe lidershipin e saj fitues”, ka shkruar kryetari Mustafa, në urimin dërguar kancelarit Kurz.
Kancelari Sebastian Kurz e ka falënderuar kryetarin Mustafa për urimet.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka raporte shumë të mira me kancelarin Sebastian Kurz dhe Partinë Popullore Austriake (ÖVP). Të dy partitë janë pjesë e EPP-së.
Ndërkaq, kryetari Mustafa ka qenë pjesë e një spoti elektoral të ÖVP-së për zgjedhjet e fundit në Austri, të cilat u fituan bindshëm nga ÖVP-ja./arbresh.info/
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime