Mustafa u premton grave përfshirje në institucione

17:48 | 8 Mars 2016
M. A.

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në shënimin e 26-vjetorit të themelit të Forumit të Gruas, u premtoi grave anëtare të partisë që do t’i përmbush zotimet e dhëna për përfshirjen e grave në institucione. Në shënimin e këtij përvjetori, sot në Ditën e Gruas, kryeministri foli për rëndësinë e gruas në jetën shoqërore.

Megjithatë, nuk la pa përmend zhvillimet aktuale politike, duke thënë se LDK edhe në këto rrethana nuk duhet të dorëzohet por duhet të punojë më shumë drejtë përmbushjes së obligimeve, si parti që është në krye të ekzekutivit.

I vetëdijshëm për premtimet që pati dhënë lidhur me kabinetin qeveritar dhe përfshirjen e grave të vend-marrje në shoqëri, kryeministri qysh në fillim të fjalimit të tij, para Forumit të grave të LDK-së, tha se do t’i përmbush premtimet e dhëna.

 

“Të nderuara gjithë ju zonja që jeni këtu me ne, edhe ju zotëri në një numër më të vogël. Dhe kjo është fryma e forumit të gruas, që zotëritë me i zvogëluar në numër sa i përket institucioneve, përfaqësimit të tyre. Unë e di që të gjithë jemi borxhli d he se kemi dhënë premtime e ato duhet me i përmbush”, tha ai.

Duke folë për situatën aktuale politike dhe rolin e LDK-së në të, Mustafa tha se situatë e tanishme është e ndërlikuar dhe LDK me punë do t’iu përgjigjet këtyre veprimeve.

 

“Situate në të cilën po veprojmë tani nuk është ajo as e viteve ’90, është një situatë krejtësisht tjetër, më e ndërlikuar, që kërkon shumë punë, është një situatë e veprimit politik në një ambient shumë konkurrues, dhe në një ambient mjaft të vrazhdë politik, dhe ne duhet të pranojmë këtë ambient dhe këto kushte në të cilin duhet të veprojmëë”, tha ai.

Mustafa tha se LDK duhet të krenohet me përgjegjësinë dhe guximin që ka marrë përtë qeverisur me vendin.

Ai tha se LDK nuk duhet të ndjehet e turpëruar pse po zbaton marrëveshjet e koalicionit, siç tha ai, me rëndësi është që të mendohet në të mirë të vendit. Duke folur për koalicionin qeverisës me PDK-në, Mustafa tha se e ka bërë një veprim të tillë vetëm në interes të Kosovës, dhe si i tillë duhet të respektohet.

Ai përsëriti se nuk do të dorëzohen para veprimeve të dhunshme, sepse siç tha në pushtet kanë ardh me votë dhe vetëm ajo do të mund t’i larojë.

Ndërsa, kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Lirije Kajtazi tha se programi politik i LDK-së ofron mundësi për të vënë në veprim potencialet profesionale të gruas.

 

“Përqindja e ulët e angazhimit të grave në ekonomi dhe jetën e përgjithshme shoqërore nuk pasqyron shkallën e arsimimit të tyre, për fat të mirë ato janë mjaft të arsimuara, në krahasim me atë se sa janë të përfaqësuara në jetën tonë në përgjithësi. Programi politik i LDK-së ofron mundësi për të vënë në veprim potencialet profesionale, njerëzore dhe politike të gruas. Ky është motivim për të sjellë zërin e gruas në funksion të përparimit të vendit”, tha ajo.

Në këtë ceremoni të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas në LDK, u bë thirrje nga kryeministri Mustafa që të punohet në zgjerimin e anëtarësisë dhe të përgatiten për zgjedhjet lokale për vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, u tha se LDK është subjekt i organizuar dhe i fortë q ë me organizimin e grave në këtë parti ato janë bërë pjesë e bërjes së historisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale