Kreu i LDK-së Isa Mustafa është takuar këtë të enjte me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit politike, thuhet në komunikatën e LDK-së, shkruan Arbresh.info.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti sot në një takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Tomáš SZUNYOG.
Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa e njoftoi Szunyog për zhvillimet e fundit politike, qëndrimin e LDK-së në luftën kundër pandemisë nga Covid 19 dhe çështje tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.
Kryetari Mustafa u shpreh i kënaqur me marrëveshjen që është arritur në Washington, si një ndër çështjet me rëndësi të Kosovës në raport me BE-në.
Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa ka diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin e Kosovës në familjen e vendeve demokratike evropiane.
Po ashtu u diskutua edhe për forcimin e rendit dhe ligjit, për thellimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, dhe zhvillimin ekonomik.
“Ambasadori Szunyog theksoi se BE-ja do të vazhdoj t’i përkrahë institucionet e Kosovës në procesin e përafrimit me BE-në.”/arbresh.info/

Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...
Sulmohet me thikë një person në Kamenicë, arrestohet i dyshu...