Kanë kaluar më shumë se një muaj prej kur Albin Kurti u emërua si shef qeverie për herë të dytë. Ndonëse vazhdimisht ka pasur shprehje kritikash ndaj tij është ish kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që thotë se nuk mund të japë vlerësim për punën e kësaj qeverie, sepse sipas tij koha është shumë e shkurtër prej kur është formuar.
Në një intervistë për KlanKosova Mustafa ka thënë se dialogu me Serbinë gjithmonë ka qenë i vështirë dhe Qeveria e Kosovës duhet të përgatitet kundër disa “non-papers” që kanë qarkulluar kohëve të fundit.
“Dialogu ka qenë dhe do të jetë i vështirë. Sidomos për partinë në pushtet, e cila e ka kundërshtuar këtë proces e tani e ka radhën të bëhet pjesë e tij. Sa u përket “non papers” ato nuk duhet të neglizhohen. Duhet të përgatitet Qeveria kundër tyre, sepse mund t’u shtrohen si “papers” në tavolinë të bisedimeve ose në zyrat e ndonjë shteti të fuqishëm evropian”, ka deklaruar Mustafa.
Mustafa ka folur edhe për punën që po e bëjnë partitë opozitare, dallimin në mes qeverisjes së përbashkët në mes VV-LDK dhe Qeverisë Kurti 2 e deri tek situata me pandeminë COVID-19 dhe mos sigurimi i vaksinave nga shteti.
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...
OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luf...
Situata e Dani Carvajal alarmon Real Madridin, dyshime për n...
Nagavci dënon dhunën në shkollën “Pavarësia”: Asnjë rast nuk...
Bashkësia Islame e Kosovës mbështet marshin “Liria ka emër”
Forcohet zbatimi i strategjisë për armë të vogla, të lehta d...