Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në takim ambasadorin e Irlandës në Hungari, jorezident në Kosovë, Pat Kelly.
Në një komunikatë për media nga zyra e Kryeministrit thuhet se ky i fundit e ka njoftuar Pat Kelly, për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese evropiane.
Duke vlerësuar përkrahjen e Irlandës për Kosovën, kryeministri Isa Mustafa theksoi vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në veçanti në fushën e edukimit dhe të tërheqje së investimeve.
“Qeveria e Kosovës, me përkrahjen e qytetarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë, është plotësisht e angazhuar në zhvillimin ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies sociale, proceset integruese evropiane dhe fuqizimin e institucioneve demokratike”, tha kryeministri Mustafa.
Ambasadori i Irlandës, Pat Kelly, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e shumanshme të Irlandës për proceset në Kosovë.
Ambasadori Kelly, po ashtu, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Irlandës për bashkëpunim dhe për të ofruar përkrahje në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese evropiane.
Rama: Më 26 janar do i drejtohem Parlamentit të Izraelit, i ...
Sveçla mori pjesë në diplomimin e 21 kadetëve që përfunduan ...
Muriqi kandidat serioz për më të mirin e muajit në La Liga
Osmani e cilëson historike marrëveshjen për Bordin e Paqes q...
Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e ...
Trump pas takimit me Zelenskyn: Ka ende rrugë për të bërë dr...