Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me përfaqësuersit e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë se i ka uruar kreut të kësaj partie fitoren, dhe takimi sipas tij ishte i frytshëm.
Mustafa, tha se gjatë takimit është pa një vullnet nga të dy palët që të vazhdohet tutje. Sipas tij, këto ditë këto LDK dhe VV do të takohen sërish dhe të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

” Ne patëm një takim shumë të frytshëm dhe shumë konkret. Unë ja urova zotëri Kurti fitoren dhe radhitjen e Lëvizjes si parti e parë. Ne konstatuam bashkërisht se ajo çka është punuar nga dy grupet punuese thuajse është përfunduar dhe mbetet që edhe nesër të definohet. Ne shohim vullnet nga të dy palët që të vazhdojmë intensivisht këto ditë të takomi dhe të arrijmë marrëveshjen për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa.
Ndonëse ishte thënë se pas certifikimit të rezultateve do të nënshkruajnë marrëveshjen këto dy parti pritet që në ditët në vazhdim ta bëjnë një hap të tillë.
Kujtojmë se fitues e zgjedhjeve të 6 tetorit ka kaluar Lëvizja Vetëvendosje./arbresh.info
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...