Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në profilin e tij të Facebookut ka ndërruar fotografinë e tij të kopertinës, duke e vendosur flamurin shtetëror të Kosovës së bashku me flamurin e Bashkimit Evropian.
Ky veprim i Mustafës, pikërisht pas një vizite në Bruksel, është parë si paralajmërim se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës po afron.
Edhe qytetarë të shumtë kanë komentuar të njëjtën gjë në hapësirën e komenteve të fotografisë.
Megjithatë, nga vetë kryeministri nuk ka pasur asnjë deklaratë konkrete lidhur me këtë proces pas takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...