Salih Mustafa, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është deklaruar i pafajshëm në Hagë lidhur me akuzat për krime lufte, shkruan arbresh.info
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i specializuar Jack Smith, i akuzuari Mustafa ka deklaruar se e kupton natyrën e akuzës, por nuk ka asgjë të vërtetë në të.
“Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkojnë kjo zyre e Gestapos”, deklaroi Mustafa.
Ndryshe, më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës./arbresh.info/
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...
Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...