Nuk i kemi ende emrat e ministrave.
Kjo ka qenë deklarata e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa duke hyrë në takim më Fatmir Limajn kryetarin e NISMA-së.
“Nuk i kam ende emrat e ministrave. Po informohemi tash prej zotëri Hoti pasi që unë s’kam qenë i kyçur drejtpërdrejt në negociata. Jemi duke biseduar. Është edhe zotëri Hoti këtu dhe do të bisedojmë”, transmeton portali arbresh.info.
Në këtë takim mes Mustafës e Limajt, temë e diskutimit do të jetë dakordimi i çështjeve rreth koalicionit që pritet të nënshkruhet për bashkëqeverisje.
Ky takim ka filluar në ora 15:00, ndërsa është duke u zhvilluar në objektin e Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...