Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 76 vjetorit të lindjes.
Mustafa ka thënë se më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut lindi ikona dhe figura emblematike e Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Ibrahim Rugova ishte një personalitet i rrallë i letërsisë, politikës dhe kulturës shqiptare. I shkolluar në Paris të Francës, ai u mishërua me vlerat perëndimore, idealin për liri e pavarësi prej të cilave ai asnjëherë nuk hoqi dorë. Rugova është njeriu letrar dhe politik, një rast i rrallë në botë që me vizionin, dijen dhe përkushtimin e tij u rreshtua kah perëndimi duke fituar simpatinë dhe vëmendjen e botës demokratike për problemin, vuajtjen dhe persekutimin e popullit të Kosovës nën regjimin serb”, ka thënë Mustafa.
Kreu i LDK-së, ka theksuar se “sot është nder për secilin ta kujtojmë figurën e Rugovës, themeluesin e LDK-së, Presidentin Historik të Kosovës, Gandin e Ballkanit, që me dijen dhe urtësinë arriti t’a fitoj simpatinë dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Me emrin e Ibrahim Rugovës janë identifikuar të gjitha proceset historike të Kosovës, liria, demokracia dhe shtet-ndërtimi. Mjafton ta kujtojmë postulatin e tij: Asgjë më pak se pavarësi. Arkitektin e pavarësisë do ta kujtojmë përherë si motiv për ta vazhduar rrugën e trasuar nga ai, forcimin e demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova”.
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...
Edi Rama uron fundjavë të mbarë me pamje nga Maja e Gramës n...
Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik...
Trumpi thotë se Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar t’i ndal...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë
Sindikatat shpallin grevë në Itali kundër buxhetit