Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në Interaktiv të KTV-së ka thënë se të gjithë deputetët e LDK-së duhet t’i përmbahen politikës së partisë.
“Politika jonë është të mos e votojmë e Veselin”, duke shtuar se kushdo që e përkrah Veselin nuk konsiderohet të jetë vendim i LDK-së.
Për sa i përket votës së Teuta Rugovës e cila u rreshtua përkrah PAN-it, Mustafa thotë se është vendim i saj duke shtuar se ka kontrabandistë jashtë familjes, e që nga kjo punë mendojnë të përfitojnë e të marrin pozita në institucionet e ardhshme, duke mos përmendur emra të përveçëm por duke e pohuar se e ka fjalën për Dardan Gashin e Astrit Haraqinë.
Për sa i përket Rugovës, Mustafa ka thënë se nuk është futur në listë për kandidate të deputetëve vetëm për shkak të babait të saj por për shkak të përkushtimit të saj ndaj partisë dhe të simbolikës që paraqet. Ai thotë se Rugova ka marrë vota dhe ka përkrahje si deputete.
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...
Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë