Sipas Mustafës taksa nuk po i ndihmon Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në emisionin “Argument Plus” në RTV21 tha se nuk është i bindur se taksa i ka shkaktuar dëme Serbisë.
Por, Mustafa u shpreh i bindur se mallrat serbe në Kosovë kanë hyrë përmes kontrabandës.
Ai shtoi se Serbia ka shfrytëzuar taksën për t’u ankuar te bashkësia ndërkombëtare.
Sipas Mustafës, taksa ndaj mallrave serbe nuk po i ndihmon Kosovës në pikëpamje ekonomike.
Ndërsa sa i përket dallimeve për taksën me partinë që po bashkëqeverisin LVV, Mustafa tha se po përpiqen që ta harmonizojnë një qëndrim.
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente